Arritjet e MTKRS
Investimet në trashëgiminë kulturore
- U restaurua për 100 ditë godina drejt shëmbjes e “Lidhja e Shkrimtarëve” dhe u kthye në Ministri të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ku veç zyrave ka dhe Sallë Koncertesh muzikore të quajtur Tefta Tashko Koco, Sallë të artit figurativ Ibrahim Kodra, Salla për aktivitete artistike në shërbim të artisteve etj.
- Ndertimi i rruges se "Dugajave te Reja", ne Shkoder. Rruge karakteristike e tipit mesjetar (shtator 2008-shkurt 2009).
- Ndertohet rruga "Kol Idromeno", Shkoder, rruge karakteristike me kalldrem qe rikthen imazhin e Shkodres se vjeter.
- Restaurohet kompleksi "Hani i Zagorise", kompleks ndertesash karakteristike gjirokastrite.
- U rikonstrutua Instituti i Monumenteve të Kulturës“Gani Strazimiri” dhe u ndërtua Shkolla e pare Shqiptare e Restaurimit (pranë Kinostudios), bashkëpunim me Qeverinë Italiane.
- Në “Rrugën e Elbasanit” u ndërtua Biblioteka e Librit të Huaj, me pavijonet gjermane, italiane, franceze e angleze.
Investimet e MTKRS, gjatë Vitit 2007
MTKRS, arritje në shifra gjatë vitit 2008
VITI 2008- Aplikohet prane zyres se Delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane dhe fitohet fondi prej 2.000.000Euro, per ndertimin e pedonales se Tiranes.
Hartohet projekti i pedonales se Tiranes (prane ish-pallatit te Pionereve, rruga e Toptaneve) dhe fillon ndertimi i saj.
VITI 2008
Vetëm për vitin 2008 u punua për restaurimin e 47 banesave karakteristike ne Berat, me 3 herë me shume fond se gjate vitit 2007. Më 10 Korrik 2008, qytetii Beratit u pranua si pjese e Trashëgimisë Kulturore Botërore në mbrojtjen e UNESCO-s.
U krijua e para Zyrë e Koordinimit dhe Administrimit,Gjirokastër, për administrimin e fondeve për restaurimin e qytetit dhe u akorduan 2 milion USD vetëm për restaurimin e Gjirokastrës.
Një investim i rëndësishëm u krye gjate vitit 2007 në Gjirokastër dhe po vazhdon edhe gjatë 2008 (në total rreth 2 milionë euro) ku përfshihet dhe fondi prej 1.3 milionë dollarë per Restaurimin e Qendres Historike, Qafen e Pazarit Gjirokastër. Përfundoi restaurimi i Hanit te Zagorise me vlere 24 milion leke, restaurimi i Shtëpisë së Çabejve, restaurimi i Shtëpisë së Kadaresë për vitin 2008, restaurimi i kalasë Gjirokastër .
Pas negociatave me Ministrinë greke të Kulturës u realizua kthimi i 2 statujave nga Greqia, (shtatoret e Apollonit dhe Artemisës).
Aplikohet dhe fitohet nga MTKRS pranë zyrës së Komunitetit Europian projekti me vlere 3 milion Euro për restaurimin e kalave mesjetare: Kalaja e Himarës, Kalaja e Tiranës, Kalaja e Krujës.Sot po punohet me këto fonde për restaurimin e tyre, ndonëse me mjaft vonesë.
Aplikohet dhe fitohet nga MTKRS projekti i fondit të Qeverisë Spanjolle me vlere 3,26 milion Euro i cili duhet të përdoret për ristrukturimin e Muzeut Kombëtar dhe ne zhvillimin e mëtejshëm të Turizmit artizanal në vendin tonë.
Fondi i fituar nga Komuniteti Evropian me vlerë 3 milionë Euro, Fondi i fituar pranë qeverisë Spanjolle me vlerë 3,26 milion Euro së bashku me vlerën totale të investimeve të buxhetit të shtetit (305 milion leke),ka rritur 10 here më shumë në krahasim me vitin 2007 fondin për investime në fushën e Trashëgimisë Kulturore për vitin 2008.
U krijua për herë të parë një strukturë në varësi të MTKRS, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, e cila kryen arkeologjinë e shpëtimit në rastet kur gjatë ndërtimeve e gërmimeve zbulohen vlera arkeologjike.
VITI 2009
Filloi zbatimi i projektit 3.26 milionë USD ngaqeveria spanjolle për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar, por edhe për parqet arkeologjike të Apollonisë e Antigonesë si dhe krijimin e strategjisë sëmarketingut të turizmit në Shqipëri.
Fillon procesi i tenderimit ndërkombëtar për fillimine punimeve në Kalanë e Tiranës, Krujës dhe Himarës me fondet e Komisionit Europian (rreth 3 milionëeuro). Pak kohë më parë janë konfirmuar edhe rreth 2 milionë euro të tjera për Kalanë e Beratit dhe Lezhës.
Vijon puna në restaurimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastër me financimin e qeverisë Shqiptare dhënë UNESCO-s.
Hapet për herë të parë Zyra e Koordinimit të Qendrës Historike të Beratit që do të lehtësojë procesin e marrjessë financimeve dhe projekteve ndërkombëtare nëfunksion të qendrës historike.
Përfshihen në sistemin e MTKRS muzetë arkeologjikëtë Butrintit, Apollonisë, Durrësit dhe Korçës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të muzeve në varësi në 12.Te 12 muzetë e lartpërmendur janë tashme te vizitueshem online në disa gjuhe.
MTKRS ka hapur procedurat për rijetezimet e kalavene Shqipëri te cilat do te përmirësojnë ndjeshëm sistemin e mbrojtjes dhe vizitueshmërisë se tyre.
Realizohet për 20 ditë Ekspozita-Muze: 20 Shkurti “Dita në Nderim të Viktimave të Sistemit Komunist”.
Ndërtohet rruga Kol Idromeno, Shkodër, rrugë karakteristike me kalldrëm që rikthen imazhin e Shkodrës së vjetër.
Investimet në turizëm
Për vitin 2008 numri total i vizitorëve arriti në 2.7 milion, duke u klasifikuar kështu si periudha e “bumit turistik” më të madh që ka njohur Shqipëria. Për këtë periudhë numri i vizitorëve ka pasur rritje 21% ne krahasim me 2007, me vitin 2006 ka rritje 44 % dhe krahasuar me 2005 rritja është 77%, dhe është 10 herë më i madh se numri i vizitorëve në vitin 2004.
Për herë të parë promovohet Turizmi Shqiptar në rrjetet televizive ndërkombëtare, nëpërmjet spotit i cili u shfaq në kanalin prestigjioz CNN.
Panairi i Turizmit në Berlin dhe Panairi i Turizmit në Londër shënojnë një paraqitje të re dinjitoze të Shqipërisë turistike dhe rrisin mjaft numrin e vizitorëve.
Janë hartuar paketat turistike 10 turet e mëdha të102 Shqipërisë dhe 11 itineraret kulturore dhe natyrore në bregdetin e jugut.
Shfaqet spoti rajonal i turizmit shqiptar “Shqipëria,pasioni i ri mesdhetar” në Kosovë dhe Maqedoni.
Shfaqet spoti i ri i turizmit Shqiptar në rrjetin televiziv ndërkombëtar EURONEWS transmetuar 100 herë deri më 7 prill, 2009.
Shfaqet spoti i pare i turizmit shqiptar ne rrjetin televiziv nderkombetar CNN dhe transmetohet mbi 300 here. Numri i turisteve ne kete vit rritet ne menyre te ndjeshme, duket arritur shifren prej 2.000.000 turiste.
Publikohet dhe pasurohet faqja zyrtare e turizmit www.albaniantourism.com, me mbi 500 faqe.
Realizohet projekti i 40 Haneve: paketa turistike për turizmin malor dhe shtëpitë karakteristike në Theth,Valbonë, Kelmend, Pukë,etj. paketë promovuese për turistet e huaj dhe hartohet e aprovohet vendimi Këshillit të Ministrave për asistencë financiare për banorët e zonave malore që zhvillojnë turizmin malor.Deri në 5 milion lekë mbështet finaciarisht cilido që zotëron një shtëpi karakteristike të tipit malor( të mbiquajtur për efekt tradite han)
Përfundon dhe vendoset sinjalistika turistike dhe ajo e trashëgimisë kulturore në pjesën më të madhe të vendit.
Hartohet dhe aprovohet ligji i ri për turizmin me 19 aktet nënligjore.
Turizmi i 40 Haneve në Shqipëri
Hanet_shqip by on Scribd