ABSURD(MITI dhe REALITETI)
– Dikush ma ka thene, a se ku e kam lexuar, se dikur, nuk di si e bënë, por ja që e sollen kendej pari ne boten tënë, njeriun primitiv e e pyetën me krenari
– “Ç’te beri pershtypje ne boten moderne?, “ ( Ç’të numëronte më parë apo jo?!).
– Po ja,…shkrepsja” u tha ai.
– Po çne? do e kene pyetur a do me pyesni ndofta dhe ju mua: “Ky qenka gjithe progresi yne? Nje hap sado gjigand perpara ne krahasim me strallin?Po televizori?Po avioni?Po Bomba more, sidomos bomba, ajo atomike qe zhduk qindra mijra, miliona tak fak?”
– Them se televizorin e kane njohur nga perrallat:” Moj pasqyre, moj pasqyre! Moj mike, pasqyre magjike. Me trego te dashuren time atje larg”. Dhe pasqyra ja nxirrte te gjalle e me faqe te kuqe, a te vdekur te kallur ne varr, a ne krahet e jaranit, nusen e ardhshme. Sa për avionin e kane pare perpara nesh…sigurisht : ka qene qilimi fluturues, zogu i madh fluturues qe mbante njerez, ufo-t( ndoshta)…
– ” Po keto jane perralla, mite, gojedhena” do me thoni ju. “Vertet?” u gjegjem “ a vertet mendoni se njeriu i athershem dinte te ndante mitin nga realiteti? Zotat nga njerezit? Perrallen, endrren nga jeta?!Edhe sot dhe shume nga ne, nuk e bejne dot kete dallim kur i genjen i madhi, politika, mashtruesi…”
– “ Atehere Bomba, Bomba! Krenaria e kohrave moderne. Ja spjeguat atij majmuni?! Miliona njerez me nje te hedhur!Vdekje e sigurt”
– “ Ah po, …veç harruat, ka pasur termete, vullkane ndofta tsuname pa tjeter dhe atehere. Miliona te zhdukur! E ku t’ja prese mendja te ziut homos primitivus, se nuk eshte dora e Zotit si atehere. Se s’eshte veçse dora e njeriut qe zhduk racen e vet.” Ca më zorr te ndaje mitin nga realiteti…