– ArtMediaHistori—-BIZNES—-Bar
Andrey Rieu ne muzike, Coelho ne letersi. Ca të tillë në përmasa shumë më xhuxhore në Shqypni. Ç’lidhje kanë me njeri tjetrin?
Kur e pyeta mikun tim Kultivar Kulturiçi “ si te duket Coelho”, mu pergjigj ne kavajishte te kulluar:” Shet libra shet…fito shume pare kadoshi”. Coelho divulgoi letersine e madhe ne ate digestive. E mpleksi dhe me dogmen fetare. Nuk i thone shaka:2.4 bilion njerez, 33 % e besimtareve, jane katolike. Rezervuar lexuesish.Pak luster misteri fetar, nje histori dashurie ne mes, jo shume faqe libri bla-bla-bla per te mos e lodhur shume lexuesin dembel dhe voila.Paraja vuuuuu. Andre Rieu qerrata po ashtu, kapi llokmën më të tretshme, më të njohuren nga cilido, ate te popullarizuar te muzikes klasike. Ate pjese qe “ e kapin” te gjithe. Motivet muzikore la-la/la, qe fershellehen per qejf ne ashensore, te lagjja, ne stadium…dhe i nxorri me pompë në piazza, podiume publike, rruge. Vetë ne violine, ca femra te bukura me fustane shumengjyreshe ballosh ne instrumenta, atmosferë e hareshme dhe… that’s it: parja lumë. Divulgimi “ demokratik” i muzikes klasike. (Klasikja do sallat e medha te operave, dhomat e vogla, klasin. Apo?…Kush po pyet)
Mikroshembuj banalë në Shqypni: Eleni Kocaqi ne histori. Histori sipas miteve, pak fantazi, pakëz kripë gjelle amvise, pseudopatriotizem me shumice: dhe gjella eshte gati. Si vellai i saj Blendi Fevziu: biznes me pare të modhe në shitje me shumice ne lëmē të gjithologji-banalizim-banalitetit. Tablloja:Mediokriteti ne mazhorance paraqitet i ngopur. Jo vetem ha, jashteqet, bo qejf. Po njef dhe artin, letersine, muziken, historine, shkencen, blendologjine. Me një “të pame” të synit, me një te “nigjume” të veshit, me një të shtypme të pultit. Pa asnji “të rame të lapsit”. (Lene mo “të vrame të menjes”). Kollaj fare mër jahu. Së fundmi jepen mendime:” Bravo ja keta jane tamam. Hallall paret. Meritojne dhe presidenta me qenë vallahi!.Ajo Kocaqi per shembull, e modhe fare.”
Pse jo? Davatë behen deri aty ku blegërin kopeja. Art-Histori-media? Apo biznes? Kjo eshte çeshtja. Jetojme ne kohra te tjera. Çdo gje konvertohet ne bar. Ha ha ha. Pi. Mbush barkun. Ngopu. Shoqeri konsumi. Bleres sa te duash.Mallra kallp. Me çmim te lire. Me tru te lire. Pa shpenzim. Pa mundim. Ça do mo shumë mër jahu