BREGU MATANË

Pse vallë së këtejmi vështrojmë,
përmallshëm tej-bregun matanë,
pse zemër e mendje andej ankorojmë,
dhe ëndrrat që dritë nuk panë,…

..Pse vallë andej, gjithnjë na tërheq:
Një nimfë?, një mister,?”tjetër anë”?
Pse vallë atje shkojmë, kur q’andej si për dreq
Mister sheh sërish breg-matanë

-Mos është gjithshka veç ēndërr pa anë,
Një ēndërr pa fund që nuk zgjohet
Një ëndër pas ëndrre, një breg-gjithë matanë,
që fund e pa fund…veç kërkohet