Kur pas Hages, Haradinajn e priten si hero…

Kur pas Hages, Haradinajn e priten si hero, mu duk e tepruar. ( e çfare pastaj se doli i pafajshem? Ky eshte heroi?). Kur e bene kryeminister mu duk se u tejkalua fare.Edhe niveli intelektual e kulturor(në dukje) nuk me linte te mos mendoja se vazhdojme promovojme “heronj”, se nuk kemi heronj. Kur i vuri taksen Serbise, fillova ta shoh ca më ndryshe. Kur nguli kembe te mos e heqe, mendova se nuk kemi patur ndonjehere, se paku ne keto 30 vjet, dike te mbroje me kaq dinjitet nje sovranitet shteti shqiptar. Sot kur pashe ne TV doreheqjen, kur lexova “ jemi vend i vogel po nuk mund te na poshteroje kush”, “ dua te paraqitem ne gjykate jo si Kryeminister por si qytetar i thjeshte”” qeverite ndrrohen, nderi i shtetit te ruhet”.,.e ndava mendjen( ate timen). Ky njeri meriton te jete aty ku ishte perseri. Te befsha pseudokulturen, intelektualizmin, poltikanizmin…o cilido lider shqiptar ne Shqiperi a Kosove qofsh! Ramushi ju a futi te gjitheve me ate qe ju mungon më shumë, KARAKTER- in”.
… Mu kujtua qe ne kampionatin europian ne France, nuk morem ne kombetare, tamam ate qe na mungonte me shume me dekada:sulmuesin brilant. Dhe flakem Miot Rashicen. ( shihni ku eshte e ç’po ben sot). ..Mos mendoni qe nuk ka lidhje…
…Mu kujtuan shume raste te tjere…
…Kush na mallkon a “ na i fut” keshtu valle?…Se vend pa vlera, dihet qe nuk ka ne boten tone te vogel. Te ne problemi eshte qe vlerat mohohen, shkelmohen…
…Ka ardhur koha te mblidhen te gjithe palet e shqiptareve nga te dy a me shume anet e Ballkanit, e te vendosin çfare te marrin me te mire nga njeri tjetri. Pastaj vjen bashkimi.