Meryl Streep:

“Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë… të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që nuk u qesh buza kurrë!
Nuk kam më dëshirë të humb as edhe një minutë të vetme me gënjeshtarët dhe manipulatorët.Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta” 
“Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht, sepse kam arritur në një pikë të jetës sime, ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj
Nuk mund t’i pëlqej më miqësitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese dhe… për ta mbyllur, më është sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim”.