KOKA-“në kokë tuaj”
…Brenda në koken tuaj
eshte ulur galiç,
Si qeni lëpin plagët
lotët lëpin:
Lot te hidhur, të kripur,
lot të ftohtê harrimi, mllefi, sikleti
të nxehtë dikur, sot të vakët,
Renkon e vuan, qan,
Për “ç’të gjeti mor ç’të gjeti”,
për të madhen “hata”…
Strukur atje, i flakur, i harruar…
…në kokën tuaj ama,…
…
…Në kokë të tij, më kokë të tij
Një tjetër projekt bluan,
një qënie tjetër ngjizet
e bukur, e paparë,
Një vepër e re, një bëmë,një revoltë,
Një revolucion ka të ngjarë,…
…Një tjetër kokë nga ajo në kokën tuaj,
mendon më kokë të saj,
Është po ajo: koka e parë
E ndryshme nga juaja,
nga koka që rri ulur galiç e qan brenda në kokat tuaja.
Është Koka që “pretë”,
që menduat se pretë,
Koka e njeriut burrë:
Koka që s’e ulët,
Koka që nuk ulet kurrë