Transplanti i Paganinit

Kështu quhem. Jam lindur në vitin 2022. Unë-LIBRI në fjalë, nuk do promovohem në shtëpi bari. Në zyrtarisht-shtëpi shkrimtarësh e artistësh, jo e jo…As që do promovohem fare. Nuk do vijë në jo-promovim, askush nga udhëheqjet. Disa nga rrëfenjat e mia të shkurtra, (shumica janë të tilla), më është thënë nga ndokush, se mund të bëhen romane. Po unë nuk do shkruhem si roman kurrë. Nuk luajta nga mendja të konkuroj serialet. As librat e kuzhinës….telenovelat televizive e ato Shqypnia-live…
Pastaj me kast jam shkruar shkurt.
Nuk duhen lodhur kokat e “lexuesve”
Jam botuar në vetëm 100 kopje dhe gjendem te Libri Universitar……ndonese nuk kam lidhje me universitetin kësaj rradhe…
Shumica e tregimeve të miat, janë më pak se një faqe.
Kopertina nga skulptori i madh Agim Rada. Vertet nder te kem nje pjese te vetes prej tij.
Kush më blen, rimbursohet 100%
Më pak se kaq, më pak se edhe veten time falas, nuk di ç’tu fal.
I huaji…(lapsus)…i juaji: LIBRI.