VIP

Duket sikur vendi do te fundosej nen det sikur, befas, te gjithe do te zbrisnin me kembet ne toke. Tanime ka me shume vipa tek ne sesa gondola ne Venecia. Dhe ndoshta me shume sesa veneciane ne Venecia. I shohim perdite. Kush nuk ka pare nje VIP sot (ne rruge, ne ashensor, ne kafe) le te ngreje doren! Por edhe ai qe ngre doren, e ben ndoshta per te rene ne sy, per t'u dukur. Tashme edhe sikur te ekzistonin normalet, modestet, ata do te ishin personazhe kaq te rralle sa do te perfundonin gazetave dhe televizioneve per te deshmuar mbi cudine e pervojave te tyre normale, mbi frenat e tyre sociale, mbi sensin e habitshem te mases, mbi rekordin e dites se tyre "me te perditshme", mbi paperfillshmerine e tyre "te paperseritshme". Gjer edhe te humburit jane bere te famshem nga emisionet ku ata kerkohen mes ngasherimave te te afermve.
Kete dukuri shtjellon Profesor Pango, duke hyre me humorin e tij (dhe me ate vemendje e mprehtesi qe lyh humori) ne shume nga mehallat e shoqerise sone ku gjarperojne deliri i madheshtise, megalomania, projektimi i zmadhuar i vetes, arsyeja e mosarsyes, hipnoza mediatike. Nga kaq shume lule "mos me prek" livadheve tona, perdite distilohet nga media nje droge gjumendjellese, nga e cila telekomanda nuk jep shpetim.
Ky liber do te na sherbeje te zgjohemi disi nga vipnoza jone e thelle.
-Parid Teferiçi