Zogu i Zi

Libri është një zhytje në labirinthin e kujtesës. Një kontribut të madh kanë personazhet e librit, një pjesë e të cilëve janë sot këtu në këtë ceremoni. Jeta ime ka pasur shumë tallaze, ulje e ngritje. Këtë do ta quaja jo ulje, jo ngritje, por dicka shumë të vecantë. Ky nuk është asesi një libër biografik, pasi nuk ka ç’biografi të ketë një fëmijë që e nis jetën në libër aty nga mosha 2-3 vjeçare dhe e mbyll aty nga mosha 12-13 vjeçare. Unë kam qenë më shumë vëzhgues i të tjerëve, jetës së të tjerëve, i asaj çka bëhej në Zogun e Zi të Tiranës. Uroj që libri të shikohet jo si biografi e imja, por si një autodemografi